SPAK kërkon mbikëqyrje policore për Berishën

Vendimi u shty për nesër, avokatët e Berishës kërkuan të njihen me dosjen

Të mërkurën në orën 11 do të vjojë seanca për zëvëndësimin e masë së sigurimit për ish-kryeministrin Sali Berisha në Gjykatën e Posaçme. Shkak për shtyrjen janë bërë kërkesat e avokatëve, e para kishte të bënte me përjashtimin e Irena Gjokes, pasi pretendojnë për njëanshmëri në proces.

Para kishim dorëzuar kërkesën me të gjitha provat që provojnë faktin që Berisha ka qenë kryetar i KLD-së dhe në atë vit, gjyqtarja ishte shkarkuar. Ajo që unë dua të denoncoj është që ndryshimi i masës së sigurimit është kërkuar me mbikëqyrje policore e pa mbështetur në ligj.”

Përfaqësuesit ligjorë të ish-kryeministrit kanë sjell prova se Irena Gjoka është shkarkuar në shkurt, 1996 nga Berisha, i cili ishte në cilësinë e kryetarit të KLD-së. Po ashtu avokatët kërkuan kohë për tu njohur me kërkesën e SPAK, për caktim të masës së sigurimit arrest në shtëpi dhe provat. Disa nga pyetjet e avokaëte kishin të bënin me faktin se përse duhet të ashpërsohet masa e sigurimit.

A ka prova që Berisha ka tentuar të largohet, apo të ketë tentuar të vendosë në rrezik marrjen apo vërtetësinë e provës. Në përfundim të argumentave të saj Prokuroria e Posaçme i ka kërkuar gjykatës që ndaj Sali berishës të caktohet masa e sigurimit arrest në shtëpi dhe të bëhet me mbikqyrje policore 24 orë.  Sipas kodit të procedurës penale tashmë kërkesa e avokatëve do të hidhet në short dhe do të shqyrtohet nga një gjyqtarë tjetër.

Nëse pranohet përjashtimi i gjyqtares Gjoka do duhet të caktohet një tjetër gjyqtarë për çështjen e Berishës. Nëse kërkesa rrëzohet atëherë të mërkurën në orën 11:00 gjyqtarja Irena Gjoka do të nis seancën dhe do të caktojë edhe masën e sigurimit për Sali Berishën.  Kërkesa e SPAK për ashpërsim të masës së sigurimit erdhi pasi Berisha nuk zbatoi vendimet e Gjykatës së Posaçme të shkallës së parë dhe të Apelit që të paraqitej të hënëë e parë dhe të 3 të çdo muaj para oficerit të BKH-së për të firmosur.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share