SPAK kërkoi autorizim nga Kuvendi për heqjen e imunitetit të Berishës, ish-Kryeministri: E votoj që nesër!

Pasi SPAK ka kërkuar nga Kuvendi autorizim për heqjen e imunitetit ndaj ish-Kryeministrit Sali Berisha, ky i fundit ka reaguar në një konferencë për gazetarët në lidhje me lajmin. Gjatë fjalës së tij, Berisha është shprehur se do ta votojë që nesër autorizimin përsa kohë që nuk bie ndesh me kushtetutën e vendit.

Sali Berisha: Në vitin 2012, Berisha, ka dërguar në Parlament abrogimin nga Kushtetuta të cdo lloj mbrojtje të deputetëve dhe ky ligj dhe amandament i qeverisë është kundërshtuar në mënyrë të prerë nga Rama dhe është lejuar hetimi i deputetëve. Unë jam i gatshëm ta votoj vetë këtë ligj dhe sot dhe nuk kam asnjë kundërshtim. Nëse unë nuk kam pranuar urdhrin e gjykatës dhe SPAK, sepse ajo është shkruarje e kushtetutës. Kam refuzuar të zbatoj urdhër antikushtetutes nga një gjykatëse në konflikt interesi e shkarkuar nga unë. Përsa i përket konsistencës time ndaj propozimit të 2012, qëndron. Unë jam që deputetët të mos kenë asnjëlloj dallimi nga qytetarët e thjeshtë. Kjo është kërkesë normale dhe unë do ta lexoj shkresën më me hollësi. Në parim jam 100 për qind dakord, nuk duhet të ketë për deputetët mbrojtje. Por që një gjykatës të thotë se nuk është heqje lirie, heqje e daljes jashtë shtetit, atëherë kjo është të tallesh me kushtetutën. E votoj që nesër. Nuk kam asnjë kundërshtim dhe as nuk do të kem. Kanë gabuar rëndë ata që kanë menduar se nuk paraqitem.

Gjatë fjalës së tij, kryedemokrati Berisha ka akuzuar kryeministrin e vendit, Edi Ramën se qëndron pas akuzave ndaj tij.

Sali Berisha: Kjo është e gjitha e Edi Ramës, por këtu e kam thënë 100 herë që jam pa asnjë kusht për hetimin sepse e kemi hequr nga Kushtetuta hetimin. Unë nuk mund të kem 2 qëndrime. Atë që mendoj për vete mendoj dhe për të tjerët. Është i drejtë apo i padrejtë është tjetër qëndrim, por asnjë lloj shmangie nga organet e drejtësisë nuk mund të ketë në rast se parlamenti… Tani e zgjidh parlamenti. Sa herë kanë sjellë ato fletushkat i kam thënë çojini në parlament.

Ish-Kryeministri Sali Berisha akuzohet për korrupsion pasiv në lidhje me privatizimin e ish-kompleksit Partizani, çështje për të cilën është nën hetim dhe në masë sigurie arrest shtëpie dhëndri i tij Jamarbër Malltezi./tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share