Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë sot do të zgjedhë kryetarin e ri përmes Kuvendit Zgjedhor të këtij institucioni.
Përmes Kuvendit Zgjedhor sot do të zgjedhet edhe anëtarësia e Bordi Drejtues, Bordi Mbikëqyrës dhe Këshilli i Nderit.
Kuvendi fillon në ora 11:00 në hapësirat e hotelit “Aleksandar Palace” në Shkup. Pas votimit do të publikohen rezultatet dhe do të vijojë fjalimi i kryetarit të zgjedhur.
Përveç kryetarit aktual, Mlladen Çadikovskit, kandidaturë kanë dorëzuar edhe gazetarët Filjana Koka, gazetare e Radio Televizionit të Maqedonisë dhe nënkryetare aktuale e SHGM-së, por edhe Marjan Nikollovski, redaktor në televizionin “Sitel”.