Sot zbret në fushë Europa League

Manchester UTD kërkon të harrojë humbjen në kampionat

Manchester United pasi u mund thellë 7-0 në kampionat nga Liverpool do të kërkojë të korrigjohet në Europa League. Djajtë e Kuq do të presë Betis sot në orën 21:00 në Old Trafford në sfidën e vlefshme për raundin e 1/8.

Kjo është hera e parë që luan një ndeshje zyrtare me skuadrën spanjolle, ndërsa dhjetorin e kaluar u mund 1-0 në një miqësore të zhvilluar në Sevilje. Manchester United eliminoi Barcelona në turin e kaluar, por përballë ka një kundërshtar që e mbylli fazën e grupeve pa humbje dhe me 16 pikë. Po sot në orën 21:00 Juventus do të luajë me Freiburg në Torino.

Në këtë takim do të mungojë Paul Pogba, i cili sapo është kthyer nga dëmtimi, por nuk u përfshi në listë nga trajneri Massimilliano Allegri, pasi u vonua në grumbullim. Kjo është hera e parë që të dy ekipet përballen në kupat e Europës.

Tv Klan

Lexo gjithashtu
Total
0
Share