Sot vendoset gurthemeli i Korridorit 8, që do të mbahet në pikë-pagesën në autostradën Tetovë-Gostivar

Kryeministri Dimitar Kovaçevski sot do të marrë pjesë në ngjarjen me rastin e vendosjes së gurëthemelit të projektit Korridorit 8, që do të mbahet në pikë-pagesën në autostradën Tetovë-Gostivar.

Siç njofton zyra për shtypit e Qeverisë, krahas Kovaçevskit, në ngjarje, mes tjerëve, do të marrin pjesë dhe do të mbajnë fjalim zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Sistemit Politik dhe Marrëdhënieve mes Bashkësive, Artan Grubi, ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Bllagoj Boçvarski dhe drejtori i Ndërmarrjes publike për rrugë shtetërore, Ejup Rrustemi.

Aksin Tetovë – Gostivar nga Koridori 8 do ta ndërtojë konzorciumi amerikano-turk “Behtel dhe Enka“, me të cilin Qeveria më 8 mars të këtij viti ka nënshkruar marrëveshje për ndërtimin e katër akseve të autostradës me gjatësi prej 108,8 kilometra.

Ndërtimi i aksit Tetovë – Gostivar me gjatësi prej 17,5 kilometrave, sipas llogarive të para, do të kushtojë 125 milionë euro.

Tre akset e mbetura të përfshira me marrëveshjen me “Behtel dhe Enka“, vlera e së cilës është 1,3 miliardë euro, pa mjetet për shpronësim dhe projektim, janë Gostivar – Bukojçan, Trebenishtë – Strugë – Qafëthanë dhe Prilep – Manastir.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share