Shqipëria mëson sot kundërshtarët e saj që do të ketë në grup në finalet e Europianit që do të mbahet vitin e ardhshëm në Gjermani.
Shorti do të hidhet Hamburg në orën 18:00 dhe do të transmetohet drejtpërdrejtë në Televizionin Klan.
Shqipëria ndodhet në vazon e dytë së bashku me Hungarinë, Danimarkën, Turqinë, Rumaninë dhe Austrinë.
Në vazon e parë, që janë skuadrat më të forta, ndodhen ekipe si Anglia, Spanja, Belgjika, Portugalia, Franca dhe Gjermania.
Në vazon e tretë ka ekipe si Holanda, Skocia, Kroacia, Çekia, Sllovenia dhe Sllovakia.
Ndërsa në vazon e katërt janë deri më tani Italia, Serbia dhe Zvicra. Emrat e 3 skuadrave të tjera do të mësohen pasi të luhen ndeshjet play-off.
Kujtojmë Televizioni Klan ka fituar gjithashtu të drejtën televizive për të transmetuar ndeshjet e Shqipërisë dhe skuadrave të tjera të rëndësishme që do të marrin pjesë në Europian.
Ndeshjet do të transmetohen pa asnjë pagesë./tvklan.al