Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se sot nga ora 16:30 do të ketë regjim të veçantë të komunikacionit në rrugët e zonës qendrore të Shkupit, për shkak të mbajtjes së garës ndërkombëtare të atletikës së natës me titull “Nëpër rrugët e Shkupit 2023”.
“Gara do të zhvillohet përgjatë rrugës nga “Porta Maqedonia”, sheshi “Maqedonia”, rruga “Nikola Vaptsarov”, pastaj majtas në rrugën “Dimitrie Çupovski”, pastaj djathtas përgjatë rrugës “11 Tetori”, majtas përgjatë rrugës “Filipi i Dytë i Maqedonisë”, përsëri majtas nga rruga hyrëse e QTQ-së dhe djathtas në vijën e finishit tek “Porta Maqedonija” në Shkup”, njofton MPB.
Për këto arsye, policia do të rikahëzojë trafikun përgjatë rrugëve përreth. Për këtë, Ministria e Brendshme apelon qytetarët që të respektojnë urdhrat e punonjësve të policisë në rrugët ku do të zhvillohet gara.