Sot pritet të nis gjykimi kundër ish sekretarit të përgjithshëm i Qeverisë, Muhamed Zeqiri

Në Gjykatën Themelore Penale në Shkup, duhet të fillojë procesi gjyqësor në të cilin ish sekretari i përgjithshëm i Qeverisë, Muhamed Zeqiri, është i akuzuar për keqpërdorim të pozitës zyrtare.

Sipas aktakuzës, i akuzuari si person zyrtar sekretar i përgjithshëm i Qeverisë, me paramendim ka kryer dy veprime të lidhura mes vete që paraqesin realizim të shumëfishtë të veprës së njëjtë.

“Ai, në periudhën nga muaji prill 2021 deri në muajin mars 2022, duke e përdorur pozitën dhe autorizimin e tij zyrtar ka vepruar në kundërshtim me dispozitat e Ligjit për furnizime publike dhe në dy raste, pa zbatuar procedurën adekuate për furnizim publik në të cilën në mënyrë konkurruese do të zgjidhej person zyrtar për zbatimin e aktiviteteve të nevojshme, ka lidhur dy marrëveshje me dy persona juridikë si ofrues të shërbimeve”, qëndron në aktakuzë.

Zeqiri akuzohet se e ka dëmtuar buxhetin e shtetit për 89.385.255,00 denarë.

Procesin e udhëheq gjykatësja Fanka Jançulleva – Mihaillovska, e cila është kryetare edhe e Këshillit Gjyqësor në procesin “Softuerët”, në të cilin i akuzuar i parë është Dragi Rashkovski, gjithashtu, ish sekretar i përgjithshëm i Qeverisë.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share