Sot kryetari i VMRO-së dhe mandatari Hristijan Mickoski pritet të dorëzojë në Kuvend propozimin për Qeverinë e re.
Votimi për qeverinë e re pritet të bëhet këtë fundjavë. Seancën parlamentare për zgjedhjen e qeverisë së re, kryetari i Kuvendit Afrim Gashi pritet ta caktojë për të shtunën në ora 11:00.
Seanca në fjalë duhet të përfundojë më së voni deri në mesnatën e së dielës.