Sot përurohet baza e NATO-s në Kuçovë, Rama poston pamjet e montimit të dronëve “Bayraktar”

Kryeministri Edi Rama ka postuar mëngjesin e kësaj të Hëne disa pamje të montimit të dronëve “Bayraktar”. Këta të fundit do të bëjnë fluturimin e parë në ceremoninë çeljes së bazës së re ajrore të NATO-s sot në Kuçovë.

“Mirëmëngjes, dhe me disa momente nga montimi i dronëve Bayraktar, që do të bëjnë fluturimin e parë në ceremoninë e çeljes së bazës së re ajrore të NATO-s sot në Kuçovë, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan kreu i qeverisë.

Me përurimin e bazës më 4 Mars trupat e NATO-s dhe mjetet fluturuese të saj do të akomodohen, stërviten dhe fluturojnë duke u nisur nga baza ajrore e Kuçovës. Kjo bazë ajrore taktike u përmend edhe nga Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken gjatë vizitës së tij në Tiranë.

Shqipëria është anëtare e NATO-s prej vitit 2009./tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share