Sot përfundon afati për lirimin e ndërtesës komunale në Mitrovicën e Veriut

Sot skadon afati i vendimit i shtyrë edhe për dy javë, për lirimin e objekteve të komunës së Mitrovicës së Veriut, nga institucionet që funksionojnë nën sistemin e Qeverisë së Serbisë.

Objekti që gjendet në Lagjen e Boshnjakëve, aktualisht shfrytëzohet nga 4 institucione që funksionojnë si struktura paralele.

Erden Atiq ka theksuar se lirimi i këtij objekti do të ndodhë përfundimisht më 8 Shtator, pa shtyrje të mëtutjeshme.

Komuna e Mitrovicës Veriore, me anë të një vendimi kishte kërkuar që të bëhet lirimi i një objekti komunal, që aktualisht është në shfrytëzim nga institucionet e Serbisë.

E ky vendim i autoriteteve lokale në Mitrovicën e Veriut, kishte ngjallur reagimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian.

Për vendimin e Atiq pati reaguar Bashkimi Evropian, duke vlerësuar se roli i kryetarëve aktualë në komunat veriore të vendit është administrativ dhe vendimet e tilla ndikojnë në rritjen e tensioneve në veri të vendit.

Lista Serbe njoftoi ditë më parë se katër institucionet serbe nuk do të largohen nga objekti në Lagjen e Boshnjakëve në Mitrovicë të Veriut, që sipas autoriteteve lokale i përket kësaj komune.

Komuna e Mitrovicës së Veriut ka dhënë afat që deri më 8 shtator Zyra për Kosovën e Qeverisë së Serbisë, Drejtoria e Fondit të Sigurimit Pensional dhe Invalidor, Qarku Administrativ i Mitrovicës së Kosovës dhe Qendra për Punë Sociale nga Vushtrria të largohen nga objekti. Këto institucione prej kohësh përdorin këtë ndërtesë komunale.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share