Të gjitha partitë shqiptare, sipas Arjanit Hoxhës nga PDE, duhej të jenë të pranishme dhe të votonin “për” kryeministrin Talat Xhaferi, që do të drejtojë qeverinë kalimtare deri në përbërjen e re që do të dalë nga zgjedhjet e 8 majit.
“unë mendoj se janë thyer disa tabu në këtë 8 vjeçar të fundit apo në këto dy madate të fundit. Ju e dini edhe betejën se si ka ndodhur që u bë kryetar Kuvendit z. Xhaferi në vitin 2017. me një tentim për grusht-shtet dhe protesta të partive politike maqedonase”, theksoi Arjanit Hoxha në Klan Debat me Xhumadije Ibraimin./tvklan.mk