Sot në Tiranë, takimi i ministrave të Jashtëm të Procesit të Berlinit

Sot në Tiranë mbahet ministeriali i ministrave të Jashtëm të Procesit të Berlinit, takim ky që i paraprin samitit të Procesit të Berlinit më 16 Tetor në kryeqytetin shqiptar.

Takimi i sotëm do të drejtohet nga ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani. Në të do të marrin pjesë Komisioneri për Zgjerimin i KE, Oliver Varhelyi, Përfaqësuesja e EAS, Angelina Eichhorst; ministrat e Jashtëm të Kosovës, Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut, Serbisë dhe Bosnjë Hercegovinës si dhe të vendeve anëtare të Procesit të Berlinit si Gjermania, Austria, Greqia, Hungaria etj. Pjesë e Procesit të Berlinit janë edhe RCC dhe RYCO.

Takimi do të ketë 2 sesione të cilat do të jenë të mbyllura dhe në fund ministri Hasani, ministrja gjermane Baerbock dhe komisioneri Varhelyi do të dalin në një konferencë të përbashkët për shtyp.

AXHENDA E TAKIMIT TË MINISTRAVE TË JASHTËM TË PROCESIT TË BERLINIT

9:00 – 09:30 a.m. Mbërritja e krerëve të delegacionëve *Livestream, Mediat zyrtare (pjesë e delegacioneve)

9:30- 10:15 a.m. Hapja e Sesionit I *Vetëm mediat zyrtare të delegacioneve do të mund të kenë akses për disa minuta gjatë fillimit të sesionit.

10:15 – 10:45 a.m. Family photo – Pushim i shkurtër

10:45 a.m. Sesioni II – *Vetëm mediat zyrtare të delegacioneve do të mund të kenë akses për disa minuta gjatë fillimit të sesionit.

12:20 a.m. Mbyllja e takimit

12:30 p.m. Konferencë e Përbashkët për Shtyp – *Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, Ministrja për Punët e Jashtme të Republikës Federale të Gjermanisë, Annalena Baerbock dhe Komisioneri i BE për Fqinjësinë dhe Zgjerimin, Olivér Várhelyi (Media pool, për të gjitha mediat e akredituara – Konferencën e gjeni live në faqen Facebook të Ministrit Hasani dhe në faqen Facebook të MEPJ, përkthim simultan në gjuhën shqipe, angleze dhe gjermane)

12:45 p.m. Dreka

/tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share