Pas 17 viteve Maqedonia e Veriut do të fillojë negociatat e para anëtarësimit me BE-në.
Sot në Sofje shefi i diplomacisë Bujar Osmani dhe Ministrja e Punëve të Jashtme e Bullgarisë Teodora Gencovska do të nënshkruajnë Protokollin dypalësh ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Bullgarisë, ndërsa të martën në Bruksel do organizohet konferenca e parë ndërqeveritare.
Kryeministri Dimitar Kovaçevski mbrëmë në konferencë shtypi në Qeveri paralajmëroi se të martën në Bruksel kur duhet të mbahet konferenca e parë ndërqeveritare do ta lexojë deklaratën hyrëse në gjuhën maqedonase.
“Më 19 korrik në Bruksel, deklaratën hyrëse do ta lexoj në gjuhën maqedonase”, tha Kovaçevski.
Ndryshe Kuvendi i Maqedonisë së Veriut të shtunën ka miratuar propozimin francez për zgjidhjen e kontestit me Bullgarinë.
Propozimi u miratua me 68 vota për, asnjë kundër dhe asnjë të përmbajtur. Deputetët e opozitë nuk morën pjesë në procesin e votimit./KlanMacedonia/