Sot në Pogradec zhvillohet ndeshje kontrolluese Shkëndija – Partizani (Tiranë)

Ekipi i Shkëndijës sot në Pogradec të Shqipërisë do të zhvillon ndeshjen e fundit kontrolluese kundër Partizanit të Tiranës të fazës përgatitore.

Kuqezinjtë kanë zhvilluar stërvitje intensive dy ditët e fundit në Pogradec të Shqipërisë, ku sot do të luajmë ndeshje testuese me Partizanin e Tiranës. Kjo do të jetë ndeshja e pestë dhe e fundit në kuadër të fazës përgatitore verore para paraqitjes në eliminatoret e UEFA Conference League, ku do të përballen me ekipin Noah nga Armenia. Kuqezinjt në katër ndeshjet paraprake kontrolluese kanë luajtur me Tikveshin (1:0), Tiranën (1:0), Llapin (0:2) dhe Dritën e Gjilanit (4:0), ndërsa sot ndaj Partizanit ku trajneri Jeton Beqiri pritet të provojë variantet e fundit para takimeve evropiane.

Ndeshja kontrolluese Shkëndija-Partizani luhet sot (e mërkurë) në stadiumin e qytetit në Pogradec, me fillim në orën 17:00.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share