Sot mbushen 7 vjet nga vërshimet vdekjeprurëse që përfshinë zonën e Hasabegut, Stajkovcës, Straçincës, Haraçinës dhe Rashtakut të Shkupit, ku humbën jetën 22 veta.
Pasditen e 6 gushtit 2016, Shkupi u përfshi nga moti i furishëm me reshje intensive të shiut dhe erë të fuqishme. Por më të goditura ishin vendbanimet në pjesën e Hasanbegut dhe qarkores të autostradës Shkup – Tetovë.
Gjatë 24 orëve të 6 gushtit ka pasur shi të rrëmbyeshëm që vërshoi dhe dëmtoi shtëpi, vërshoi rrugë, drunjë të rënë, objekte, biznese e makina të dëmtuara, qarkorja e dëmtuar, serrat e mbjellura në këtë zonë si dhe dëme tjera.