Sot mblidhet Komuniteti Politik Europian në Spanjë, e pranishme dhe Presidentja e Kosovës

Në Granada të Spanjës mbahet sot takimi i tretë i Komunitetit Politik Europian, ku marrin pjesë 47 shtete, nga të cilat 27 anëtarë të BE-së.

Në këtë mbledhje do të jetë e pranishme edhe Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

Kjo është mbledhja e parë e madhe e BE-së pas sulmit të armatosur nga një grup i organizuar terrorist në veri të Kosovë, në Banjskë të Zveçanit, ku mbeti i vrarë një efektiv i Policisë së Kosovës.

Ndërkohë, më 6 Tetor, do të zhvillohet një takim joformal i liderëve të Bashkimit Europian.

Kujtojmë se Spanja, vendi ku mbahet ky takim, është një nga shtetet e BE-së që nuk e njohin Pavarësinë e Kosovës.

/tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share