Sot luhet El-Clasico – në pesë ndeshjet e fundit mes vete Barcelona ka katër fitore, Reali veç një

Sot do të luhet derbi më i madh i futbollit në Spanjë në mes Barcelonës dhe Real Madridit, që do të nisë nga ora 16:15.

Barcelona në pesë ndeshjet e fundit ndaj Realit në të gjitha kompeticionet ka katër fitore dhe vetëm një humbje, teksa ka shënuar nëntë gola dhe ka pranuar pesë.

Në këtë takim, Reali nuk do të mund të llogarisë në Courtois, Gulerin, Militaon dhe Ceballos, teksa te Barcelona në pikëpyetje për takimin e sotëm janë Lewandowski dhe De Jong, teksa Pedri, Roberto dhe Kounde janë të lënduar, njofton Klankosova.tv.

Aktualisht, Reali është në pozitën e dytë me 24 pikë nga 10 ndeshje, ndërsa Barcelona ka një pikë më pak.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share