Sot fillon thirrja publike për subvencione për pastrim të oxhaqeve

Mirëmbajtja e Shkupit të pastër dhe të rregullt është një nga parakushtet për uljen e ndotjes dhe për të jetuar në një mjedis më të shëndetshëm.

Problemi kryesor në fushën e mbrojtjes së mjedisit jetësor, me të cilin ballafaqohet Qyteti i Shkupit, është cilësia e keqe e ajrit ambiental në qytet, veçanërisht grimcat partikulare (PМ10 dhe PМ2,5). Një nga arsyet kryesore për emetimin e këtyre grimcave është ngrohja e objekteve që nuk janë të lidhura me ngrohjen qendrore, para së gjithash, për shkak të djegies jo të plotë dhe joadekuate të drurëve të zjarrit, cilësisë joadekuate të drurëve dhe mënyrës së ruajtjes së tyre dhe përdorimit të stufave të vjetra, të amortizuara dhe teknikisht të parregullta, si dhe nga pastrimi dhe mirëmbajtja jo e rregullt e oxhaqeve.

Prandaj thirrja e rregullt vjetore për subvencione për mirëmbajtjen e oxhaqeve të shtëpive, fillon sot më (22.06.2022) duke përfshirë aktivitetet e realizuara për pastrimin e oxhaqeve nga data 01.01.2022 deri më 30.11.2022, përkatësisht deri në shfrytëzimin e mjeteve të parashikuara për këtë qëllim me Buxhetin e Qytetit të Shkupit për vitin 2022

Subvencionet kanë të bëjnë me banorët e qytetit të Shkupit (komunat Aerodrom, Gazi Baba, Kisela Voda, Karposh, Çair, Shuto Orizare, Qendër, Gjorçe Petrov, Butel dhe Saraj), dhe ato vlejnë për pastrimin e oxhakut në të njëjtën adresë të kartës së identitetit.

Për pjesëmarrje në Thirrjen publike është e nevojshme të plotësohen kushtet e mëposhtme:

– Të jetë banor i qytetit të Shkupit (komunat në qytet: Aerodrom, Gazi Baba, Kisela Voda, Karposh, Çair, Shuto Orizare, Qendër, Gjorçe Petrov, Butel dhe Saraj);

– Adresa e pastrimit të realizuar të përputhet me adresën e kartës së identitetit të aplikuesit, të dhënë gjatë plotësimit të aplikimit elektronik në faqen e internetit të Qytetit të Shkupit;

– Pastrimi i oxhakut të jetë kryer nga profesionist i punësuar në firmë të regjistruar me shifrën e veprimtarisë 81.22 në përputhje me Klasifikimin kombëtar të veprimtarive;

– Objekti ku do të pastrohet oxhaku të mos jetë në fazën e ndërtimit;

– Të posedojë vërtetim në origjinal dhe kupon fiskal origjinal për kryerjen e pastrimit të oxhakut me datë nga 01.01.2022 deri në shterimin mjeteve të dedikuara për Thirrjen publike, por jo më vonë se 30.11.2022;

– Të posedojë vërtetim origjinal të lëshuar nga oxhakpastruesi për pastrimin e oxhakut me datë nga 01.01.2022 deri në shterimin e mjeteve nga buxheti i dedikuar për Thirrjen publike, por jo më vonë se data 30.11.2022.

Për kompensimin e një pjese të shpenzimeve dhe për të konfirmuar që kriteret për pjesëmarrje janë plotësuar, aplikuesi detyrimisht duhet të depozitojë në mënyrë elektronike nëpërmjet faqes së internetit të Qytetit të Shkupit www.skopje.gov.mk ose direkt në link-un uslugi.skopje.gov.mk dokumentacionin e mëposhtëm:

– Plotësimi i aplikimit për subvencionim për pastrimin e oxhaqeve me të dhëna personale do të jetë i disponueshëm në mënyrë elektronike nëpërmjet: ueb-faqes së Qytetit të Shkupit:www.skopje.gov.mk ose direkt në link-un uslugi.skopje.gov.mk;

– Dëshmi për llogari personale: llogari personale transaksioni e skanuar e bashkangjitur në emër të aplikuesit;

– Faturë fiskale origjinale e skanuar e bashkangjitur për kryerjen e pastrimit të oxhakut;

– Vërtetim origjinal i skanuar i bashkangjitur nga oxhakpastruesi për kryerjen e pastrimit të oxhakut.

Për pjesëmarrje në Thirrjen publike, personat që tashmë janë regjistruar në https://www.uslugi.skopje.gov.mk, nuk kanë nevojë të krijojnë profil të ri dhe nëpërmjet atij ekzistues mund të depozitojnë menjëherë kërkesën e tyre.

Vlera maksimale e subvencionit është 1200 denarë, ndërsa tatimi mbi të ardhurat personale mbulohet nga Qyteti i Shkupit.

Më shumë informacione për Thirrjen publike në gjuhën maqedonase në link-un –

www.skopje.gov.mk/media/8811/јавен-повик-оџаци-2022-мк-juni-2022-медиуми.pdf

Më shumë informacione për Thirrjen publike në gjuhën shqipe në link-un –

https://skopje.gov.mk/media/8813/thirrje-publike-p%C3%ABr-subvencionimin-e-amvis%C3%ABrive-t%C3%AB-qytetar%C3%ABve-n%C3%AB-territorin-e-qytetit-t%C3%AB-shkupit-p%C3%ABr-kompensimin-e-nj%C3%AB-pjese-t%C3%AB-shpenzimeve-p%C3%ABr-pastrimin-e-oxhaqeve-p%C3%ABr-vitin-2022.pdf

Lexo gjithashtu
Total
0
Share