Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski sot (20.08.2023) u bëri thirrje qytetarëve që të marrin pjesë në ceremoninë solemne për 22 vjetorin e themelimit të Njësisë për Shpërndarje të Shpejtë, e cila do të mbahet sot më 23 gusht (e mërkurë) në ora 18:30 para pishinës së qytetit në Kumanovë, përcjellë Klan M.
Ministri Spasovski gjithashtu i njoftoi qytetarët se në kuadër të shënimit të sivjetshëm të 22 vjetorit nga themelimi i EBR-së, që do të mbahet në Kumanovë, krahas ceremonisë solemne në ora 18:30 para pishinës së qytetit është planifikuar në ora 9:30 në rrethin e SPB Kumanovë të zbulohet Memoriali i 8-të të vdekurve të policisë maqedonase që humbën jetën në vitin 2015, në një shkëmbim zjarri me Grupin e Kumanovës në “Lagjen e Trimave” të Kumanovës. /KlanMacedonia/