Sot ditë zie në Kosovë, Rama: Përulje dhe nderim për efektivin që dha jetën në krye të detyrës

Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën me një postim për efektivin e policisë së Kosovës, i cili mbeti i vrarë gjatë sulmit nga një grup personash të armatosur në veri të Kosovës.

“Me përuljen me nderim për efektivin e Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, i cili dha jetën në krye të detyrës,” shkruan Rama.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e ka shpallur të hënën ditë zie në Kosovë në nderim të policit të vrarë, Afrim Bunjaku. Lajmi është bërë i ditur nga Presidenca përmes një postimi në Facebook.

Ndërkohë nga sulmi ditën e djeshme përveç efektivit Afrim Bunjaku, Policia e Kosovës ka konfirmuar vdekjen edhe të 3 nga agresorët, si dhe kapjen e 6 të tjerëve.

Policia e Kosovës menjëherë u vu në lëvizje për të kapur agresorët që sipas saj ishin rreth 30 persona. Një pjesë e tyre u mbyllën në Manastirin e Banjskës dhe vetëm pasditen e vonë të së dielës u bë i mundur edhe marrja nën kontroll nga ana e policisë.

Lidhur me ngjarjen ka pasur reagime të shumta si nga politika shqiptare dhe kosovare, por edhe nga ndërkombëtarët të cilët kanë dënuar sulmin, duke kërkuar dorëzimin e agresorëve/tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share