Ka ardhur momenti i shumëpritur për tifozët e Real Madridit. Kylian Mbappe më në fund sot do të prezantohet si futbollist i ri i skuadrës madrilene.
Plot 85 mijë tifozë sot do të jenë në “Santiago Bernabeu”. Florentino Pérezi dhe Pirri, presidenti nderi i klubit, do ta presin në skenë Mbappen ndërsa mysafir pritet të jenë shumë figura të shquara të futbollit.
Mbappé do t’u drejtohet fansave për herë të parë në orën 12:00 të mesditës . Para se të shkojë në stadium, ai do të nënshkruajë kontratën dhe do t’i nënshtrohet një ekzaminimi mjekësor në Valdebebas ku do të kontaktojë për herë të parë edhe me bashkëlojtarët e rinj që do ta mirëpresin.
Mjekët e Real Madridit do të përfitojnë nga rasti për të vlerësuar hundën e Mbappe dhe për të përcaktuar nëse një operacion është i nevojshëm.
Prezantimi i Kylian Mbappesë shënon fillimin e një epoke të re në Real Madrid dhe spektakli që është përgatitur premton të përmbushë pritshmëritë e të gjithë tifozëve./Indeksonline/