Në Gjykatën e Strugës sot fillon seanca e parë kundër gjinekologut Muhamed Asani, i cili i ka hequr veshkën, mitrën dhe vezoren nënës Yildiz Veaposka.
Gjykimi është publik dhe aktakuza është ngritur nga prokuroria vendore.
Në seancë do të paraqitet edhe vjehrra e nënës viktimë Veaposka, e cila e bëri betejën publike kundër gjinekologut.
Gjinekologu 54-vjeçar Muhamed Asani nga Struga po ndiqet penalisht për veprën penale “ofrimi i shërbimeve shëndetësore pa leje pune”.
Si punonjës shëndetësor, i pandehuri ofronte shërbime shëndetësore në një zonë për të cilën nuk kishte leje pune, pra në një dhomë të shtëpisë së tij, e ngjashme me një zyrë që nuk ishte e regjistruar dhe nuk figuronte askund.
Për një periudhë prej 7 vitesh i ka ekzaminuar pacientet shtatzëna, i ka tarifuar shërbimet e tij me nga 1000 denarë dhe nuk ka lëshuar asnjë dëshmi për mjetet e marra.
Gjatë mbikëqyrjes së Inspektoratit Shtetëror Sanitar Shëndetësor në Ministrinë e Shëndetësisë para 2 vitesh është konstatuar se mjeku nuk ka pasur leje pune për ordinancën e pajisur, pas së cilës i është ndaluar kryerja e veprimtarive shëndetësore.
Ndryshe, Muhamed Asani ishte ish-drejtor i spitalit të Strugës, i cili u shkarkua për shkak të rastit të gruas nga Dibra, e cila gjatë lindjes së saj në Strugë humbi veshkën, mitrën dhe vezoren.