Sot 15-vjetori i Pavarësisë së Kosovës

Kosova feston sot 15-vjetorin e Pavarësisë, e cila u shpall më 17 Shkurt të vitit 2008.

Kryeministri i atëhershëm i Kosovës, Hashim Thaçi lexoi delkaratën e Pavarësisë dhe u miratua nga Kuvendi në një mbledhje të jashtëzakonshme.

Më 22 Korrik 2010, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë rikonfirmoi se Deklarata e Pavarësisë së Kosovës nuk kishte shkelur asnjë nen të Ligjit Ndërkombëtar dhe si e tillë shpallja e Pavarësisë ishte legjitime.

Pavarësinë e Kosovës e ka uruar edhe Kryeministri Edi Rama, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.

Edhe ministrja jonë e Jashtme Olta Xhaçka ka uruar Pavarësinë e Kosovës nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.

“Gëzuar Ditën e Pavarësisë së Kosovës vëllezërve e motrave tona në Kosovë dhe të gjithë shqiptarëve kudo që janë! Një ditë për t’u ndjerë krenarë për sa shumë është arritur në këto 15 vjet dhe për të kujtuar me nderim të gjithë ata që punuan e luftuan duke sakrifikuar gjithçka për Kosovën e pavarur. Gëzuar Ditën e Pavarësisë së Kosovës vëllezërve e motrave tona në Kosovë dhe të gjithë shqiptarëve kudo që janë! Një ditë për t’u ndjerë krenarë për sa shumë është arritur në këto 15 vjet dhe për të kujtuar me nderim të gjithë ata që punuan e luftuan duke sakrifikuar gjithçka për Kosovën e pavarur”, shkruan ministrja Xhaçka.

Ndërsa Presidenti i Shqipërisë ndodhet që prej të enjtes në Kosovës ku u prit nga homologia e tij Vjosa Osmani dhe do të jetë i pranishëm edhe në aktivitetet e sotme që do të zhvillohen në Prishtinë. /tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share