Sonte përfundojnë Lojërat e 19-ta Mesdhetare “Oran 2022”

RMV-ja ka 3 medalje, Shqipëria 4 medalje, Kosova 6 medalje të fituara

Lojërat Mesdhetare “Oran2022” sonte përfundojnë me një ceremonie mbyllëse, ndërsa tani më dihet se sa medalje kanë fituar sportistët e 26 vendeve pjesëmarrëse.

Në këto Lojëra Mesdhetare në mesin e 26 vendeve me sportsitë të vet morrën pjesë edhe Maqedonia e Veriut, Shqipëria dhe Kosova, vende të cilat kthehen me disa medalje të fituara.

Maqedonia e Veriut renditen në pozitën e 21-të me tre medaljeve të fituara prej të cilave 1 të artë dhe 2 të bronzit.

Shqipëria është në pozitën e 18-të sa i përket medaljeve të fituara me 2 të arit, një 1 të argjendtë dhe 1 të bronztë. Kosova e cila u përfaqësua me 39 sportist në këto Lojëra Mesdhetare ka fituar gjashtë medalje tri të arta dhe tri të bronzta.

Sportistët e Italisë kryesojnë tabelën me më shumë medalje të fituara me gjiothësejt 159 medalje prej të cilave 48 të arta, 50 të argjendta dhe 61 të bonzta. Në vendin e dytë renditet Turqia me 108 medalje prej të cilave 45 të arta, 26 të argjendta dhe 37 të bronzta dhe në pozitën e tretë radhitet Franca me gjithësejt 81 medalje të fituara dhe ate 21 të arta, 24 të argjendta dhe 36 të bronzit. Në dhjet vendet më të suksesshme janë edhe Algjeria me 53 medalje, Spanja me 64, Egjypti me 50, Serbia me 29, Greqia me 31 dhe Portugalia me 25 medalje.

Në Lojërat e 19-ta Mesdhetare morën pjesë 3500 sportist nga 26 vende. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share