Sonte nata e dytë gjysmëfinale e “Kënga Magjike”

Nata e dytë e “Këngës Magjike” do të vijojë me prezantimin e 25 pjesëmarrësve të tjerë shqiptarë dhe të huaj në kategoritë “Big” dhe New”. Njësoj si në mbrëmjen e parë gjysmëfinale, artistët e rinj do të votohen nga juria për paraqitjen e këngëve të tyre.

Gazetarja e Tv Klan, Anisa Krraba na njeh me detajet e tjera të natës së dytë gjysmëfinale të festivalit “Kënga Magjike”. Ditën e nesërme Pallati i Koncerteve do të mirëpresë finalen e muzikës shqiptare, një natë e madhe dhe vendimtare për artistët.

Anisa Krraba: Edhe sonte është një natë gare. Do të jenë 25 konkurrentë të tjerë të cilët do të performojnë në natën e dytë gjysmëfinale në edicionin e 23-të të “Këngës Magjike”. 9 të parët që do të çelin garën do të jenë po artistët “New”, të cilët janë edhe shqiptarë, por edhe të huaj dhe më pas skenën do t’ia lënë artistëve “Big” që kësaj nate do të jenë 16 artistë. Edhe këta artistë shqiptarë të mirënjohur dhe internacionalë.

Edhe sonte do të ketë votime, por votimet do të jenë për artistët e rinj, të cilët pasi do të performojnë në skenën e “Këngës Magjike” do të zgjidhen nga juria. Nëse marrin 3 jeshile, ata kanë të drejtë të votojnë për këngët e mira të festivalit të “Këngës Magjike”, gjithashtu të votohen nga artistë dhe kolegë të tjerë, por të votohen edhe nga audienca. Nëse marrin 5 jeshile, ata janë automatikisht edhe artistë “Big”.

Kjo është nata e sotme për të mirëpritur më pas dy netët e tjera të cilat janë vendimtare, finalen e muzikës shqiptare dhe finalen Grand International Night./tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share