E shtuna e 13 majit shënon ditën e finales së madhe të Eurovision 2023.
Ne kemi pasur dy gjysmëfinaleve, të cilat na dhanë 20 kualifikuese duke u bashkuar me pesë vendet tona të mëdha dhe kampionët e konkursit në fuqi Ukrainën, sonte vendoset fituesi I këtij viti.
26 shtete prezantojnë 26 këngët përfaqësuese si synim kryesor fitoren e madhe të festivalit më të madh evropian të muzikës.
Shqipëria këtë vit po përfaqësohet nga Albina dhe familja Kelmendi me këngën “Duje”, që arritën suksesshëm të kalonin në finale.
Tashmë është publikuar renditja e performancave dhe Shqipëria pritet të jetë e 10-ta me radhë.
Ndërkohë, ditën e djeshme Unioni Evropian i Transmetuesve (EBU), i cili është organizator i garës, tha se kishte refuzuar kërkesën e presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky të mbajë një fjalimin gjatë finales.
“Eurovision Song Contest është një shfaqje argëtuese ndërkombëtare, e cila udhëhiqet nga rregullat dhe parimet strikte që janë vendosur që nga krijimi i tij. Si pjesë e tyre, një nga themelet e konkursit është natyra jopolitike e ngjarjes. Ky parim ndalon mundësinë e bërjes së deklaratave politike ose të ngjashme si pjesë e konkursit”, thuhet në një deklaratë të EBU-së.