Sonja Simovska u zgjodh u.d Kryeprokurore e shtetit

FETAI, RAIÇEVIQ DHE KOCEVSKI KANDIDATËT PËR PASARDHËS TË JOVESKIT

Ljubomir Joveski përfundimisht nuk do të udhëheqë me Prokurorinë Publike. Këshilli i prokurorëve sot ka vendosur që ushtruese detyre e Prokurorisë publike të jetë Sanja Simovska. Fatime Fetai, Lidija Raiçeviq nga Ljupço Kocevski janë në garë për kreun e Prokurorisë Publike. Kryeprokurorit aktual Ljubomir Jovevski i përfundon mandati më 25 dhjetor.

Këshilli i Prokurorëve Publik ka zgjedhur prokuroren publike, Sonja Simovska  për ushtrues detyre deri në emërimin e prokurorit publik shtetëror. Kryetarja e këtij këshilli, Dushica Dimitrievska tha se bëhet fjalë për një prokurore që ka përvojë shumëvjeçare, e cila është dëshmuar në profesionin e saj si profesioniste e vërtetë dhe e njeh mirë gjendjen në Prokurorinë Publike.

“Nga të gjitha të dhënat që janë në dispozicion për prokurorin publik Sonja Simovska, nga njohja personale e anëtarëve të këshillit si dhe të prokurorëve publik, jo vetëm në Prokurorinë Publike të Maqedonisë së Veriut, por edhe në prokuroritë e tjera publike, është fituar përshtypja te të gjithë anëtarët e këshillit se e njëjta do ta kryejë me sukses këtë punë, deri në emërimin e prokurorit publik, duke pasur parasysh përvojën e saj shumëvjeçare dhe rezultatet e dëshmuara në punë” – tha Dushica Dimitrievska, kryetare e Këshillit të Prokurorëve Publik.

Mandati i prokurorit aktual shtetëror, Lubomir Joveski përfundon më 25 dhjetor dhe tash më ka filluar procedura për zgjedhjen e prokurorit të ri shtetëror. Në shpallje janë paraqitur tre kandidatë – Fatime Fetai nga Prokuroria e Lartë Publike Shkup, Lidija Raiçeviq nga Prokuroria Themelore Publike Shkup dhe Ljupço Kocevski nga Prokuroria Publike e Maqedonisë së Veriut.

“Kërkesa për dhënien e mendimit ka arritur në Këshillin e Prokurorisë Publike, afati që është përcaktuar sipas afatit është 15 ditë, që këshilli të japë mendim të elaboruar pozitiv apo negativ në formë të shkruar për çdonjërin nga kandidatët që janë paraqitur dhe i plotësojnë kushtet sipas ligjit. Janë paraqitur tre kandidatë dhe pas shqyrtimit të kërkesës, këshilli do ta respektojë afatin dhe do t’ia dorëzojë mendimin Qeverisë” – tha Dushica Dimitrievska, kryetare e Këshillit të Prokurorëve Publik.

Sipas ligjit, prokuror publik i Maqedonisë së Veriut mund të emërohet prokuror i cili ka stazh të pandërprerë pune prej më së paku dhjetë vite si prokuror publik apo si gjykatës nga fusha e të drejtës penale. Prokurori publik emërohet nga Kuvendi, me propozim të Qeverisë me mandat prej gjashtë vitesh dhe me të riemërimit. Për punën e tij dhe punën e Prokurorisë Publike përgjigjet para Kuvendit. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share