Shumica e francezëve, gjermanëve dhe britanikëve nuk e pëlqejnë presidentin amerikan Donald Trump.
Madje sipas një sondazhi online të kryer nga qendra Destin më shumë se gjysma e francezëve, gjermanëve dhe britanikëve e përshkruajnë Trumpin si një “diktator”.
Rreth 35% e të anketuarve francezë thanë se u pëlqente më shumë presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky pas takimit të tij në Uashington me Donald Trump në fund të shkurtit dhe vetëm 9% thanë se i pëlqen më pak tani.
Për më tepër, vetëm 25% e francezëve e konsiderojnë ende SHBA-në aleate.
Lidhur me perspektivën e një lufte në Evropë në vitet e ardhshme, gjashtë nga dhjetë francezë e konsiderojnë të mundshme që Rusia të pushtojë vendet e tjera evropiane në vitet e ardhshme. Kjo bindje është edhe më e fortë në Britani dhe Poloni, përkatësisht 68 për qind e të anketuarve besojnë se europa do të përfshihet nga lufta, ndërsa në gjermani kjo pqrqindje zbret në 53.
Pothuajse tetë në dhjetë francezë, ose 76% thonë se janë të shqetësuar ose shumë të shqetësuar “për një zgjerim të konfliktit në Evropë në vitet e ardhshme”.
66 perqind e polakëve dhe britanikët kërkojnë një mbështetje të vazhdueshme për Ukrainën, edhe pa pjesëmarrjen e Shteteve të Bashkuara, ndërkohë në Francë përqindja përkatëse është 57% dhe në Gjermani 54%.
Lidhur me mundësinë e dërgimit të një force paqeruajtëse evropiane në Ukrainë pas arritjes së një marrëveshjeje për t’i dhënë fund luftës, 57% e të anketuarve në Britani, 44% në Francë, 41% në Gjermani dhe vetëm 27% në Poloni kanë një pikëpamje pozitive.
Sondazhi është kryer online në Francë, Poloni, Gjermani dhe Mbretërinë e Bashkuar, bazuar në më shumë se një mijë persona në secilin vend.