Shkup, 18 prill 2024 (MIA) – Shumica e të rinjve i zgjedhin Instagramin, Fejsbukun dhe Jutjubin si më interesante për përcjellje të lajmeve, ndërsa lajmet për arsim, shkencë dhe teknologji i kanë më tërheqëse. Edhe pse besojnë se vetëm disa nga informacionet në rrjetet sociale janë të vërteta, ndërsa pothuajse një e katërta janë shqetësues zakonisht në rrjetet sociale, për të rinjtë kërkesa aktive dhe reagimi ndaj infrmacioneve nuk është i zakonshëm. Konsiderohen si të aftë që të njohin dezinformata pa e ditur. Sipas të rinjve, politika dhe partitë politike janë burim i më shumë informacioneve të pasakta ose të gabuara. Ndërsa qëndrimet e tyre politike për ngjarje të përgjthshme në vend janë të padëgjuara.
Këtë e tregpon anketa e Institutit për studike komunikuese (IKS) në vigjilje të zgjedhjeve presidenciae dhe parlamentare, qëllimi i së cilës është që të vërtetohen shprehitë për shfytëzimin e e mdiave dhe lajmet tek ti rinjtë, aftësia e tyre që t’i njohin dezinformatat në media dhe si janë në aspektin politik dhe civil të angazhuar.
Të rinjtë më shpesh i konsumojnë lajmet në mënyrë pasive, pra më shpesh hasin në lajme duke bërë gjëra të tjera sesa kërkojnë dhe kontrollojnë në mënyrë aktive informacionin. Leximi i lajmeve shpesh bën që ata t’i ndajnë ato gojarisht ose online me miqtë dhe kolegët dhe të lexojnë komentet e njerëzve të tjerë për lajmet në mediat sociale, ndërsa më rrallë ata praktikojnë reagimin e drejtpërdrejtë dhe publikisht me opinionin e tyre të shkruar për një lajm të caktuar.
Sa i përket tematikës, të rinjtë janë më pak të interesuar për zhvillimet politike në vend, ekonominë dhe drejtësinë sociale dhe kanë vënë re informacione të pasakta ose mashtruese për politikën, personazhet e famshëm dhe krimin e korrupsionin.
Pyetësori anketues është zbatuar në periudhën nga dhjetori i vitit 2023 deri në mars të vitit 2024 në ekzemplarë nga 345 të anketuar të moshës nga 18 deri 29 vjeç me karakteristika të ndryshme demografike dhe sociekonomike (nxënës të shkollave të mesme, të papunë dhe të punësuar).
Hulumtimi është pjesë e projektit “Përdor fakte”, i cili mbështetet nga Ambasada britanike.