Sofje: Për komunikim dypalësh konsensus kombëtar në Shkup

MILKOV: MAQEDONIA E VERIUT DUHET TË KALOJË NËPËR KATARZË

Ministri teknik i Punëve të Jashtme në Bullgari konsideron se ka shpresa për përmirësimin e marrëdhënieve Sofje-Shkup, ndërsa si vegël për këtë e vë në dukje kornizën negociuese të BE-së me Maqedoninë e Veriut.

“Kemi shanse t’i zgjidhim problemet që ekzistojnë për dekada me rradhë, ndërsa nuk janë trajtuar seriozisht, tani kemi mekanizëm për zgjidhjen e tyre. Ato nuk janë të zgjidhura, por kemi mekanizëm, i ashtuquajturi “propozimi francez” – i miratuar edhe në Parlamentin bullgar edhe në atë të Maqedonisë së Veriut. Para nesh kemi hapësirë të madhe për vazhdimin e punës”, deklaroi Nikollaj Millkov, ministër i Punëve të Jashtme në Bullgari.

Në intervistë për televizionin kombëtar bullgar Millkov thekson se Sofja dëshiron komunikim si “shteti me shtetin”, jo vetën me një parti në Shkup.

“Shkaktojnë shqetësime përpjekjet e opozitës atje që t’i shfrytëzojnë qëndrimet e një pjese të popullatës. Me siguri ka forca të cilat thonë “e kundërshtoj ashpër” dhe ngrejnë një dilemë të rrejshme: anëtarësimi në BE ose identiteti i Republikës së Maqedonisë së Veriut. Kjo nuk është kështu. Anëtarësimi evropian nënkuptohet se lidhet me vlerësimin e të kaluarës dhe me një sërë klishe propagandistike. Çdo vend që dëshiron të hyjë në BE-në duhet të shkëputet nga ato paradigma të rrejshme për procesin historik, por siç duket nëpër këtë katarsis duhet të kalojnë edhe atje. Do të dëshironim që në Maqedoninë e Veriut të formohet konsensus kombëtar, sepse nuk mund të bisedojmë me një parti, është e nevojshme të flasim si shteti me shtetin”, tha Millkov.

Për verifikimet institucionale të klubeve të regjistruara të bullgarëve në vend, si ata në Manastir dhe në Ohër, Millkov thotë se këtu institucionet duhet të presin mbrojtje dhe jo represione. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share