Socialdemokratët evropianë pro integrimit deri në 2030

Kërkohet proces progresiv dhe gjithëpërfshirës i zgjerimit të BE-së

Në deklaratën e miratuar nga liderët e së majtës theksuan se synojnë anëtarësimin e plotë në Bashkimin Evropian për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor.

“Vendet e Ballkanit Perëndimor, të cilët kanë kërkuar kaq gjatë të anëtarësohen në BE, meritojnë mbështetjen tonë të plotë në procesin e reformave për të qenë në gjendje të anëtarësohen në BE në mënyrë efektive dhe sapo të përmbushen kriteret e përcaktuara. Vonesat e mëtejshme ne anëtarësimin ne BE vetëm sa do të rrisin zhgënjimin tek qytetarët dhe do ta bëjnë rajonin më të prekshëm. Aktorë të tjerë, duke përfshirë Rusinë dhe Kinën, janë jenë atje për të mbushur vakumin”, ka thënë kreu i grupit socialdemokrat ne PEIratxe García Pérez.

Ata përshëndetën hapjen e negociatave të pranimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut si dhe shprehën mbështetjen e tyre për aplikimin e Kosovës për anëtarësim në BE si dhe për heqjen e vizave.

“Tashmë kemi një afat final për anëtarësimin e shteteve ballkanike ne BE vitin 2030. Ne duhet të gjejmë një ide sesi përfaqësues nga të 6 parlamentet e Ballkanit Perëndimor të mund të marrin disa vende në Parlamentin Evropian, në mënyrë që zëri i tyre të dëgjohet në mënyrë të drejtpërdrejtë”, ka thënë eurodeputeti Tonino Picula.

“Ballkani i Hapur është zbatimi në terren i Procesit të Berlinit. Procesi i Berlinit ka qenë një ide e mirë, por impakti dhe zbatimi i tij nuk ka qenë siç duhet në të shkuarën. Ndërkohë që Ballkani i Hapur është implementimi në realitet duke respektuar parimet e BE, që ka të bëjë me lëvizjen e lirë të njerëzve, të kapitaleve dhe sigurisht ne duhet të punojmë më shumë dhe sigurisht që ky proces të jetë gjithëpërfshirës me qëllim që të 6 vendet e Ballkanit Perëndimor të jenë pjesë e tij”, ka thënë kreu i grupit të PS-së Taulant Balla.

Sipas socialdemokratëve evropiane BE-ja nuk do të jetë e plotë pa Ballkanin Perëndimor.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share