Edhe pse kaloi interpelanca e “Levicës” për Ilire Dautin, deputeti i VLEN, Halil Snopçe ka njoftuar se megjithatë, Ilire Dauti nuk është shkarkuar dhe se e njejta vazhdon të mbetet kryetare e Komisionit për Punë Sociale dhe Demografi dhe Rini.
Ai gjithashtu ka pohuar se deputetët e VLEN, kanë votuar “kundër” shkarkimit të Dautit nga pozita e lartpërmendur.
“Ilire Dauti, nuk është shkarkuar nga pozita e kryetares së Komisionit. Pra, duhet të pastrojmë këtë çështje pasi në mediat në gjuhën shqipe kishte deziniformim, pasi Ilire Dauti do të vazhdojë të ushtrojë pozitën e njëjtë. Prandaj, kjo që u plasua në media është e pavërtetë. Gjithashtu, koalicioni VLEN votoi kundër shkarkimit të Dautit”, tha deputeti Halil Snopçe.