“Ju qoftë me fat”, kështu e ka komentuar kryeministri Hristijan Mickoski deklaratën e deputetit të VLEN-it, Halil Snopçe i cili tha se nëse miratohet ligji për”branitellat”, VLEN do të largohen nga qeveria.
Përkatësisht, deputeti Snopçe ka thënë se koalicioni i tij do të largohet nga Qeveria nëse shfuqizohet Ligji për Përdorimin e Gjuhëve dhe nëse miratohet Ligji për “branitellat”.
“Për shkak të ndikimit rus, nëse hyjnë në aventura të tilla dhe ne nuk e zgjidhim problemin me kohë, atëherë nuk ka vend për VLEN-in në Qeveri”, deklaroi Snopçe.