Smailoviq: Mbledhja e nënshkrimeve të bëhet ‘online’!

ZGJEDHJET PRESIDENCIALE

Përkrah numrit të madh të kandidatëve që janë propozuar për të garuar në zgjedhjet e sivjetme parlamentare, e të cilët janë ende në proces të mbledhjes së nënshkrimeve të nevojshme për të paraqitur kandidaturën e tyre në KSHZ, këtë vit për herë të parë, kandidatë synon të paraqesë edhe komuniteti boshnjak në vend. Përkatësisht, Bashkimi Demokratik Boshnjak ka propozuar të garojë për këtë pozitë, aktivisten qytetare Mersiha Smailoviq.

Gjatë emisionit të mëngjesit “Ora e Parë” në Klan Maqedoni, kandidatja për Presidente nga radhët e partisë së boshnjakëve në vend, Mersiha Smailoviq, tha mes tjerash se pret vota nga gjithë nëse mbledh nënshkrimet dhe që do jetë kryetare e gjithve, por ka ankesa rreth procedurës për grumbullimin e nënshkrimeve, që sipas saj, nuk favorizon kandidatët që vijnë nga parti të vogla.

”Procesi i mbledhjes së nënshkrimeve shkon me vështirësi. Ende nuk kemi proces digjitalizimi. Nënshkrimi duhet të jetë Online, nuk e di pse duhet munduar kaq shumë qytetarët, ky sistem duhet ndryshuar sepse duhet menduar edhe për etnitet e vogla në Maqedoninë e Veriut” – tha Merisiha Smaiiloviq, aktiviste qytetare.

Sipas saj, vendi ka nevojë për një presidente që do t’i vendosë qytetarët në fokus.

“Qytetarët në komunikimin e tyre, në komentet e tyre përmendin se na duhet dikush i cili do ta vendosë qytetarin në fokus. I cili do të krijojë politika i cili do të sjellë që qytetari të jetë çdoherë në fokus, të përmirësohet jeta e tij, të jemi krenar që jemi qytetarë të këtij shteti” – tha Merisiha Smaiiloviq, aktiviste qytetare.

Procedura për mbledhjen e nënshkrimeve, filloi më 23 shkurt dhe do të zgjasë deri më 8 mars. Rrethi i parë i zgjedhjeve presidenciale do të mbahet më 24 prill, ndërsa rrethi i dytë më 8 maj. /tvklan.mk/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share