Slloveni: Ushtarët e helmuar të ARMV-së në gjendje të mirë shëndetësore!

TETË USHTARË TË ARMV-së HELMOHEN ME MONOKSID KARBONI

Tetë persona janë helmuar me monoksid karboni derisa ishin të angazhuar për të pastruar pasojat e përmbytjeve katastrofale në Slloveni, njofton KlanM.

 Sipas zyrtarëve, nga gazi ishin prekur 32 persona, në mesin e të cilëve edhe një pjesë e ushtarëve të ARMV-së që shkuan në Slloveni si ndihmë pas përmbytjeve. Tetë prej tyre janë helmuar.

Eprori kryesor i amatës sllovene, Robert Karot, sic njofton KlanM, përmes një komunikate për mediat njoftoi se nga gazi ishin prekur 32 persona, prej të cilëve 18 ushtarë të ARMV-së, tetë zjarrfikës dhe 6 pjesëtarë të armatës sllovene.

Pas publikimit të lajmit nga Sllovenia, Ministrja e Mbrojtjes, Slavjanka Petrovska, njoftoi se ushtarët e ARMV-së që ishin helmuar janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe jashtë rrezikut për jetën.

Javën e kaluar, sic njofton KlanM, pas përmbytjeve katastrfike në Slloveni, Maqedonia e Veriut dërgoi një kontigjent prej 100 ushtarëve për të ndihmuar ekipet sllovene. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share