Slloveni: Dita e katërt e përballjes me përmbytjet

MOTI I LIG MORI EDHE VIKTIMËN E KATËRT

Sllovenia për të katërtën ditë me radhë po zhvllon “beteja” me pasojat e përmbytjeve, shkak I reshjeve të dendura të shiut, njofton KlanM.

Përmbytjet kanë shkaktuar edhe një viktimë. Mbrëmë në lumin Temenica afër Mirne Peçi është gjetur trupi i pajetë I një mashkulli, që përbën viktimën e katërt që nga fillimi I motit të lig.

Mediat sllovene, sic percjell KlanM, njoftojnë se viktima ka humbur jetën derisa përpiqej të sanojë pasojat e motit të lig.

Në Slloveni mbrëmë zjaffrikësit kishin intervenuar në 57 raste, më së shumti në Pomurje dhe Korushkë.

Raportohet se niveli i ujit në lumejtë Mura, Drava dhe Sava ende është I lartë, kurse shumë rrugë mbeten të bllokuara.

Në Slloveni pa rrymë elektrike janë 2.899 amvisëri, më së shumti në rajonin e Celjes.

Natë plot ankthe ka mbretëruar edhe në Kroaci. Mediat kroate, sic percjell KlanM, njoftojnë se shërbimet kujdestare janë përballur me përmbytjet në veri të vendit dhe në rajonin më të gjerë të Zagrebit.

Në vendin tonë, sipas metereologëve, ditëve në vijim moti do të jetë më i freskët me temperatura të ulta gjatë mëngjesit, kurse nëpër lugina do të fryejë erë e përforcuar nga drejtimi verior.

Gjatë fundjavës pritet rritja e temperaturave deri në 36 gradë Celsius. /KlanMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share