Një aksident i rëndë ka ndodhur në shtetin slloven, ku raportohet edhe për viktima.
Në magjistralen Pomurska, në drejtim të Mariborit, ka ndodhur një aksident i rëndë në të cilin kanë humbur jetën së paku tre persona.
Nuk dihet ende numri i saktë i të lënduarve, ndërsa sipas informacioneve fillestare në aksident është përfshirë një autobus me targa të huaja, i cili ka humbur kontrollin dhe është rrokullisur, shkruan 24ur.
Momentalisht ende nuk dihen shkaqet e këtij aksidenti që shkaktoi viktima.
Hetimet në vendngjarje janë ende duke vazhduar ndërsa më shumë informacione do të jepen pas orës 13:00.
Autostrada Pomurska, në drejtim të Mariborit aktualisht është e mbyllur për trafik, shkruan Qendra për Trafik dhe Informim.