Me reformën e kryeministrit Fico kërkohet heqja e zyrës së Prokrurorisë Speciale dhe ulja e dënimeve për krimet financiare
Mijëra qytetarë protestuan në të gjithë Sllovakinë kundër reformës së ligjit penal e cila konsiston në heqjen e zyrës së Prokurorisë Speciale që heton krimet financiare. Kryeministri Robert Fico ka akuzuar zyrën e Prokurorisë Speciale si të motivuar politikisht dhe thotë se veprimet e saj shkelin të drejtat e njeriut.
Duke brohoritur “Mjaft më Fico” dhe duke mbajtur pankarta duke thënë “Hiqi duart nga demokracia jonë”, protestuesit mbushën sheshin kryesor të Bratislavës për të kundërshtuar këto plane.
“Ajo që më shqetëson më shumë janë ligjet që ata sugjerojnë që thonë, për shembull, nëse më vjedhin biçikletën ose makinën, hajduti do të marrë dënimin me kusht ose një dënim minimal. Dhe ti duhesh të punosh me vite për të fituar para. Dhe ligjet për të cilat ata bien dakord I lirojnë njerëzit e tyre nga burgu dhe ata nuk ndëshkohen.”
Qeveria e re, e cila mori pushtetin në tetor, po kërkon të shpejtojë me propozimet në parlament që përfshijnë uljen e dënimeve për ata që kryejnë krime financiare.
Komisioni Evropian ka paralajmëruar se do të ndërmarrë veprime kundër Sllovakisë nëse ajo shkel ligjet e BE-së. Partitë opozitare janë zotuar gjithashtu se do të bëjnë gjithçka që munden për të bllokuar planet e kësaj reforme.
Klan News