Pas raundit të parë në kaualifikimet për Ligën e Kampionëve dhe në Ligën e Konferencës 7 ekipe shqiptare kanë mbetur akoma në lojë.
Kampioni i Maqedonisë së Veriut FC Shkupit është skuadra e vetme shqiptare që ka siguruar një vend për në raundin e dytë të Ligës më prestigjioze europiane, Ligës së Kampionëve, me që kampioni i Shqipërisë, Tirana dhe ajo e Kosovës, Ballkani u eleminuan që në raundin e parë.
FC Shkupi ngaa Çairi në turin e dytë eliminatorë takohet me kampionin e Kroacisë Dinamon e Zagrebit. Takimi i parë do të zhvillohet në Maksimir më 19 korrik me fillim në orën 21:00.
Tirana dhe Ballkani i vazhdojnë garat në Ligën e Konferencës, aty ku do të luajnë edhe Shkëndija e Tetovës, Laçi, Vllaznia dhe Drita e Gjilanit.
Tirana në turin e dytë të këtij kompeticioni do ketë përballë boshnjakët e Zrinjski të Mostarit. Ndeshja e parë do të zhvillohet në “Air Albania” më datë 19 korrik nga ora 20:45, teksa Ballkani po në të njëjtën kohë dhe ditë është mysafire e La Fioritas nga San Marino.
Shkëndija e Tetovës pasi që në Turin e parë eliminoi armenët e Ararat të Jerevanit në raundin e dytë do të përballet me letonezët e FC Valmiera. Ndeshjen e parë “kuqezinjtë” do ta zhvillojnë si mysafirë më 21 korrik me fillim në ora 17:00.
Po në të njëjtën ditë Laçi do të jetë mysafir i moldavëve të Petrocub, derisa Drita e Gjilanit që në turin e parë të Ligës së Konferencës eliminoi finlandezët e Inter Turku, këtë herë në turin e dytë për kundërshtarë skuadrën belge Antverpen.
Vllaznia e Shkodrës me 21 korrik, me fillim në ora 21:00 në stadiumin “Loro Boriçi” në Shkodër do të mirëpret skuadrën rumune Krajova.
/KLanMacedonia/
Raundi i dytë i Ligës së Kampionëve | |||||||||||||||||||||||||||||||||||
|
|||||||||||||||||||||||||||||||||||
Turi i Dytë i Ligës së Konferencës | |||||||||||||||||||||||||||||||||||
|