Skuadra e Trumpit për Shtëpinë e Bardhë po merr formë, kush u emërua deri më tani? (FOTO)

Skuadra e Trumpit për Shtëpinë e Bardhë po rritet, cilat janë emërimet e deritanishme?

Donald Trump ka bërë të ditura zgjedhjet e tij për pozitat kyçe në administratën e tij të ardhshme ndërsa përgatitet të kthehet në Shtëpinë e Bardhë.

Të enjten, ai shtoi edhe disa emra në listën e tij, raporton CNN, transmeton Klankosova.tv.

Robert F. Kennedy Jr. u zgjodh sekretari i ardhshëm i Departamentit të Shëndetësisë dhe Shërbimeve Njerëzore.Guvernatori i Dakotës së Veriut Doug Burgum u zgjodh për sekretar të Departamentit të Brendshëm.Jay Clayton, u zgjodh për të drejtuar zyrën e avokatit të SHBA-së për Distriktin Jugor të Nju Jorkut.Trumpi i është kthyer edhe ekipit të tij personal të mbrojtjes kriminale për të plotësuar rolet kryesore në Departamentin e Drejtësisë. Ai tha se Todd Blanche ishte zgjedhja e tij për zëvendësprokuror të përgjithshëm dhe Emil Bove, një tjetër anëtar i ekipit të tij të mbrojtjes kriminale, do të shërbente si zëvendësprokuror i përgjithshëm i asociuar. John Sauer, i cili fitoi çështjen e imunitetit presidencial në Gjykatën e Lartë, u zgjodh për rolin e avokatit të përgjithshëm.Trump dëshiron që ish-deputeti Doug Collins të drejtojë Departamentin e Çështjeve të Veteranëve.
Ja kë tjetër ka zgjedhur Trumpi:

Lexo gjithashtu
Total
0
Share