Me ndeshjen e balotazhit mes Skopjes dhe Vardarit, e vlefshme për të plotësuar një vend në Ligën e parë të futbollit vendor, zyrtarisht do të përfundojnë të gjitha garat për sezonin 2022/2023.
Skopje në kampionatin 2022/2023 në Ligën e parë u rendit në pozitën e dhjetë në tabelë, ndërsa ekipi Vardarit doli në pozitën e tretë në Ligën e dytë me çka siguroi balotazhin që eventualisht të kthehet në elitën e futbollit.
Ndeshja e balotazhit do të zhvillohet në stadiumin e qytetit në Kavadar ku pritet që tribunat të jenë mbushura me tifozët e Vardarit, “Komitët”, të cilët janë të organizuar jashtëzakonisht për këtë ndeshje me të vetmin qëllim që të përkrahin Vardarin të kthehet në Ligën e parë.
Ndeshja Skopje – Vardari, luhet sot në stadiumin e qytetit në Kavadar, me fillim në ora 17:00, ndërsa drejtësinë do ta ndajë arbitri ndërkombëtar Aleksandar Stavrev me ndihmësit e tij Dejan Kostadinov dhe Sllagjan Markovski, referi i katërt është Marjan Mladenovski.
Përgatiti: Shaban Sinani /KlanMacedonia/