Skocia befason Spanjën

“Furia e kuqe” u mposht 2-0 nga skocezët, Kroacia feston në transfertë ndaj Turqisë

Grupi A dhuroi surpriza, ku Spanja u mund nga Skocia në Gllasgou me rezultatin 2-0 në kualifikueset e Euro 2024. Skocezët kanë pikë të plota pas dy takimeve dhe kryesojnë. Njeriu i ndeshjes në “Hampden Park” ishte Mek Tominai, që realizoi dygolëshin për vendasit.

Skocia kaloi në minutën e shtatë në avantazh. Ndërkohë që rrjeta e dytë erdhi në të 51’. “Furia e kuqe” kërkoi golin, por nuk arriti dot të thyente mbrojtjen kundërshtare.

Spanjollët janë në vend të dytë në grup me 3 pikë. Në sfidën tjetër, Gjeorgjia barazoi 1-1 me Norvegjinë, me të dyja kombëtaret me nga 1 pikë në grup pas 2 ndeshjesh.

Në sfidën e Grupit D, Kroacia mundi Turqinë në transfertë. Për ballkanasit realizoi dy gola Mateo Kovaçiç. Ai i dha avantazhin kroatëve në minutën e 20. Ndërsa në shtesën e pjesës së parë, lojtari i Çelsit festoi edhe golin e dytë.

Kroacia mban vendin e dytë në grup dhe ka 4 pikë, po aq sa edhe Uellsi kryesues. Që mundi në shtëpi Letoninë 1-0. Goli i sfidës u shënua nga Muur.

Në vend të tretë në Grupin D është Turqia me tri pikë, ndërsa Letonia dhe Armenia nuk kanë asnjë pikë.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share