Skleroza e shumëfishtë: Marsh për senzibilizimin e opinionit! (VIDEO)

30 MAJI – DITA BOTËRORE E PERSONAVE ME SKLEROZË TË SHUMËFISHTË

Ertan Shaqiri nga Shoqata “Sos Vita” erdhi për t`i mbështetur personat me aftësi të kufizuara, në marshin e organizuar me rastin e 30 Majit – Ditës Botërore të Personave me Sklerozë të Shumëfishtë, njofton KlanM.

“Është porosia ime që të respektohen këta njerëz, kemi dalë së bashku si shoqatë t’i mbështesim këtë kategori të njerëzve dhe institucionet duhet t’i ndihmojnë këto kategori njëherë e përgjithmonë ” – tha Ertan Shakiri, SOS VITA.

Ajo që vazhdimisht e shqetëson Ertanin, janë pengesat infrastrukturore nëpër të cilat këta persona nuk mund të lëvizin lirshëm me karrocat e tyre. Ai, sic njofton KlanM, kishte edhe një mesazh për Kryebashkiaken e Shkupit, Danela Arsovska.

“Kam një kërkesë që t’i thotë Ganiut që të bej trotuare më të mirë, kjo është dëshira ime sepse atje në Bitpazar është katastrofë, dhe çdo ditë e kam më të vështirë jo vetëm për mua por edhe për 300 persona tjerë”– tha Ertan Shakiri.

Arsovska duket se mirë e kuptoi që mesazhi nuk i drejtohej vetëm Ganiut, por edhe të gjithë zyrtarëve tjerë në nivel qendror e lokal.

Tha se në 100 ditët e para të mandatit kishte arritur t’i përshtat të gjitha objektet e qytetit të Shkupit që edhe për personat me aftësi të kufizuara të jenë të kapshme. Por, ka edhe shumë punë.

“Edhe komunat që janë në qytetin e Shkupit, që është përgjegjësi e tyre, duhet të punojnë, të veprojnë, të përshtatin infrastrukturën dhe objektet e tyre, por mbi të gjitha ato institucione që janë përgjegjëse për to, përkatësisht Ministria e Punës dhe Politikes Sociale, Ministria e Shëndetësisë, Ministria e Arsimit që të mund të integrohen në sistem” – tha Arsovska.

Arsovska së bashku me Ertanin u nisën në marshin për të dërguar mesazhin që edhe këta persona duhet të kenë vendin e merituar ne shoqëri.

Ndryshe në vendin tonë, sic njofton KlanM, për cdo vit, rritet numri I pacientëve të diagnostikuar me sklerozë të shumëfishtë. Brenda vitit diagnostikohen nga 90 deri 120 pacientë, kurse terapia mungon edhe për pacientët e regjistruar – tha gjatë marshit të sotëm.

Në vendin tonë, nga Multipleks Skleroza vuajnë rreth 1.500 persona, kurse në botë numri I tyre është 2.3 milionë. Shumica e të prekurve me këtë sëmundje, sic percjell KlanM, diagnostikohen në moshën nga 20 deri 40 vjec. Shkaku I kësaj sëmundjeje ende nuk dihet dhe deri tani nuk ka ilaç, por ekzistojnë ilaçe që mund t`u ndihmojnë këtyre personave ta kenë sëmundjen nën kontroll. /KlanMacedonia/

Përgatiti: Avni Tahiri

 

Lexo gjithashtu
Total
0
Share