Skiatori norvegjez Aleksander Aamodt Kilde është fitues i “Globit të Vogël të kristaltë” në disiplinën e lëshimit në garën që u mbajt në Aspen të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Ai doli i pari me kohë të kaluar për 1:31,60 minuta, duke lënë pas për 61 qindtat kanadezin James Crawford.
Zvicerane Marco Odermatt renditet në vend të tretë, me dy qindtat e kohës më të dobët se vendi i dytë.
Lëshimi i fundit i sezonit është planifikuar për 15 mars.
Në renditjen e përgjithshme, Marco Odermatt kryeson me 1.526 pikë, duke lënë pas Kilden me 1.180 e Kristoffersen me 874.
Në disiplinën e lëshimit, Kilde është kampion me 720 pikë, pasojnë Kriechmayr me 514 e Odermatt me 446.
Renditja
1. Aleksander Aamodt Kilde (Norvegjia) 1:31,60
2. James Crawford (Kanada) +0,61
3. Marco Odermatt (Zvicra) +0,63
4. Vincent Kriechmayr (Austria) +0,70
5. Johan Clarey (Franca) +0,82
6. Niels Hintermann (Zvicra) +0,85
7. Dominik Paris (Italia) + 0,97
7 . Florian Schieder (Italia) + 0,97
9. Andreas. Sander (Gjermania) +1,01
10. Bryce Bennett (SHBA) +1,04
/KlanMacedonia/