I ftuar në emisionin Klan Debat, ish deputeti i Alternativës, tani i pavarur, Skënder Rexhepi shprehet se pakënaqësitë brenda Alternativës do të vazhdojnë edhe në të ardhmen. Kjo sepse sipas tij, drejtuesit e saj e kanë privatizuar partinë.
“Pas 6 muajve do të ketë grup tjetër të të pakënaqurve. Problemi është brenda partisë. Është privatizuar partia. Ata nuk e kanë fare dert se me kështu ndarjesh do e shpartallojnë subjektin politik”, shprehet deputeti Skënder Rexhepi./KlanMacedonia