Skenare destabilizimi, Filipçe: Marrëveshje VMRO-BDI, Ali Ahmeti: Sajesat e Mickoskit të qëllimshme dhe të rrezikshme

Deputeti dhe lideri i LSDM-së, Venko Filipçe, në një intervistë për javoren Fokus ka akuzuar VMRO DPMNE-në dhe BDI-në se kanë marrëveshje të përbashkët sa i përket ngritjes së temës së destabilizimit të vendit për të cilën javët tëra flet kryeministri Hristijan Mickovski.

“Nëse marrim parasysh se BDI-ja i dha mbështetje VMRO-DPMNE-së për Ligjin për riorganizimin e ministrive, pa të cilin nuk do të mund të formohej Qeveria, atëherë nuk do të habitesha nëse e gjithë kjo është një strategji e dakorduar mes dy partive. Edhe nëse nuk bihet dakord, është në interes të të dyja palëve”, ka deklaruar Filipçe në një intervistë për të përjavshmen “Focus”.

Përveç rritjes së tensioneve dhe regresionit të shtetit, thotë Filipçe, nuk kemi parë asgjë të mirë nga temat e pafundme ndëretnike. Por, për dallim nga mandati i kaluar i VMRO-DPMNE-së, lideri i LSDM-së vlerësoi se është mirë që tash qytetarët dhe opinioni njohin shumë mirë taktika e tyrë dheprandaj edhe efekti i tyre është i dobët.

Rreth temës së destabilizimit ka reaguar edhe kryetari i BDI-së Ali Ahmeti.

Ai edhe sot sikurse dje pas takimit që kishte fillimihstë me amvasadorin e BE-së Ricard Gererdhe më pas me atë bullgar Angell Angellov ka përsëritur se VMRO DPMNE me qëllim sajon temën për destabilizimin e vendit që parraqet rrizik serioz.

“BDI është parti shtetformuese andaj dhe sajesat inekzistente të Kryeministrit Mickovski për skenare për destabilizim janë të pavërteta dhe paraqesin skenare të qëllimshme dhe të rrezikshme qeveritare për fajësim të të tjerëve me qëllim të defokusimit të opinionit nga mungesa e rezultateve dhe skandaleve të përditshme të qeverisë”, thonë nga BDI.

BDI e ka dëshmuar kontributin për stabilitet dhe siguri dhe kundërshton çdo tentativë inskenuese politike për destabilizim dhe fton shqiptarët dhe të tjerët mos të biejnë pre e provokimeve të qeverisë pa legjitimitet etnik.”. thuhet në njoftimin e BDI-së pas takimit Ahmeti Angellov.

Nga ana tjetër zv kryeministri dhe përfaqësues i VLEN-it Izet Mexhiti ka deklaruar sot se BDI nuk ka as forvë as përkrahje që të destabilizoj vendin.

“Shqiptarët nuk do të përkrahin protesta dhe demostrata të tilla ku nuk ka kauz kombëtare dhe  politike. Pra, atyre ju duhet mjegull për ta shpëtuar lekun e vet dher për ti shpëtuar Soravin dhe cështjet tjera koruptive që I kanë pas”, tha Mexhiti.

Ndryshe kryeministri Mickovski javë të tëra me rradhë nuk heq dorë nga kjo temë duke përsëritur se ish funksionar të pushtetit të kaluar janë duke punuar në destabilizimin e vendit dhe nxitjen e temave dhe tensioneve ndëretnike në vend. /tvklan.mk

Lexo gjithashtu
Total
0
Share