“Skena makabre – fëmijët palestinezë apo izraelitë nuk kanë faj” / Ramadani: Palestinezët e moderuar e pranojnë Izraelin

Kur vjen puna tek viktimat civile, vrasjet makabre të fëmijëve, qoftë palestinezë apo izraelitë, duhet të jemi të kujdesshëm në etiketim. Kështu thotë analisti Ismet Ramadani në Klan Debat, i cili shtoi se tek skenat makabre që po shohim ditët e fundit në Lindjen e Mesme, duhet të vijë në shprehje ana njerëzore

“Palestinezët më të moderuar, Abazi në Ramallah, ata e kanë pranuar Izraelin si shtet pas shumë viteve, kurse Hamasi, pjesa më radikale palestineze, nuk e pranon shtetin izraelit. Qëllimi i fundit i tyre është mosekzistimi i shtetit izraelit në atë rajon. Dhe, kur shkon me këto teori, me këto synime e këto teza, atëherë kuptphet se e humb edhe përkrahjen. Të përkrah vetëm dikush që do të ketë konflikt aty”, tha mes tjerash Ismet Ramadani./KlanMacedonia

Lexo gjithashtu
Total
0
Share