Një pistoletë që ishte fshehur brenda një çante në aeroportin e Rinasit është zbuluar nga policia kufitare. Në lidhje me këtë rast është arrestuar poseduesi, 23-vjeçari D.G. nga Peja e Kosovës.
Sipas policisë, i riu do të udhëtonte nga Shqipëria drejt Italisë. Arma do të trafikohej në shtetin italian.
Si rezultat i skanimit, brenda çantës së 23-vjeçarit u zbulua arma e zjarrit pistoletë me municion luftarak.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Trafikimi i armëve dhe i municionit”. /tvklan.al