Skandaloze: Krenar Osmani sulmon me grushta Driton Nebiun në Tetovë

Menjëherë pas konferences për shtyp të kryetarit të Kuvendit të Aleancës për Shqiptarët Ziadin Sela nga selia Qendrore e partisë në Tetovë, ka ndodhur incident midis përkrahësve të Ziadin Selës dhe atyre të Arben Taravarit.

Klan TV mëson që në restoranin Sedra në Tetovë, përkrahësi i Arben Taravarit, Krenar Osmani, ka sulmuar me grushta Driton Nebiun, drejtor i Agjencionit për mallra të Konfiskuar dhe kuadër i Aleancës për Shqiptarët.

Nebiu u rreshtua kundër kryetarit të ASH Arben Taravari dhe doli në përkrahje të Ziadin Selës.

Dy taboret në ASH acarruan marrëdheniet pasi që Arben Taravari solli vendim individual, pa konsultuar me organet e partisë, që të rreshtohet me opozitën shqiptare, gjë që kundërshtohet nga veteranet e partisë të cilët insistojne të garojnë të vetëm në zgjedhjet e 8 majit në vend./tvklan.mk

Lexo gjithashtu
Total
0
Share